

Një automjet është djegur plotësisht ditën e sotme në aksin rrugor pranë kthesës së Picarit në Gjirokastër. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.
Automjeti i llojit "Toyota Auris" është përfshirë nga flakët, ndërsa grupi i ndërhyrjes ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit përmes përdorimit të ujit dhe shkumës.
Nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në automjet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






