Transmetuar më 20-09-2026, 17:36

Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Fushë-Krujë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen të favorizuara nga era e fortë. Ekspertët paraprakisht dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi kjo është e disata herë brenda dy muajve të fundit që ky vendgrumbullim përfshihet nga flakët.

Në terren kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse së bashku me mjete të rënda ushtarake e fadroma, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe mbulimin e mbetjeve me dhe për të shuar zjarrin në nënshtresë.

Si pasojë e djegies së mbeturinave, një re e dendur tymi toksik ka mbuluar të gjithë zonën rrethuese, duke u shtrirë dhe përhapur deri në territorin e Kamzës dhe Mamurrasit. Mjetet e ndërhyrjes vijojnë punën në vendngjarje për neutralizimin e plotë të situatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit