Transmetuar më 20-09-2026, 17:34

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka zhvilluar një analizë të jashtëzakonshme me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos një 73-vjeçar, kalimtar i rastit.

Gjatë takimit, kreu i Policisë së Shtetit kërkoi hetim të shpejtë e të thelluar për zbardhjen e ngjarjes, si dhe një skanim tërësor të situatës operative në rajon. Ai udhëzoi strukturat vendore të identifikojnë të gjitha konfliktet aktive, personat me precedentë penalë dhe kontingjentin kriminal lokal e shëtitës, duke kërkuar rezultate konkrete si për atentatin e sotëm, ashtu edhe për ngjarjet e mbetura pa autor nga vitet e kaluara.

Hita deklaroi se me përfundimin e sezonit turistik, fokusi kryesor i policisë do të jetë intensifikimi i hetimeve dhe goditja pa kompromis e grupeve të organizuara kriminale. Ai premtoi mbështetje me bazë logjistike dhe burime njerëzore përmes krijimit të strukturave të specializuara për krimet e rënda. Ndërkohë, në kuadër të veprimeve hetimore, autoritetet po ushtrojnë kontrolle nga ajri me dronë në territoret e Sarandës dhe Delvinës, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon mbledhjen e provave materiale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit