Transmetuar më 20-09-2026, 17:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër, ku ka humbur jetën një 31-vjeçar. Viktima është identifikuar si shtetasi Ervis Kaloshi.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet policore, 31-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërsa po peshkonte në ujërat e lumit Drini i Zi, kontakt i cili i ka marrë jetën menjëherë.

Trupi i pajetë i të riut po transportohet drejt morgut për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti tragjik.

Dibër/Informacion paraprak

Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit