Transmetuar më 20-09-2026, 16:33

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me me vrasjen e 58-vjeçares Lumturi Patushi nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi. Hetimet e deritanishme tregojnë se shkak për përplasjet e vazhdueshme mes çiftit ishte bërë mungesa e 58-vjeçares në shtëpinë e tyre, pasi ajo kalonte pjesën më të madhe të kohës në banesën e vajzës për të u kujdesur për katër nipërit e saj të mitur.

Ditën e ngjarjes, 68-vjeçari, i cili dyshohet se kishte konsumuar alkool, është nisur nga banesa e tyre në zonën e "Don Boskos" dhe ka shkuar në apartamentin e vajzës në "Rrugën Panorama". Krimi i rëndë ndodhi në prani të nipërve të mitur, ku pas një debati të çastit, ai e goditi bashkëshorten me thikë për vdekje dhe më pas u largua duke e hedhur armën e krimit jashtë pallatit.

Pas ngjarjes, autori ka shkuar në Kamëz te një i afërm i tij, i cili e ka bindur të vetëdorëzohet në polici. Gjatë marrjes në pyetje, Hysni Patushi ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe ka pretenduar se përshkallëzimi i konfliktit erdhi edhe si pasojë e efektit të alkoolit, ndërsa hetuesit arritën të gjejnë thikën e përdorur përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Kjo ngjarje pason një histori të mëparshme dhune në familje, pasi autori kishte qenë i arrestuar edhe në vitin 2017 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën kishte shtatë fëmijë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit