Transmetuar më 20-09-2026, 15:46

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”. Një automjet i llojit "Mercedes Benz", i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Zaide Deda, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor.

Për shkak të dëmtimeve të marra, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore në sallën e operacionit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Aksi rrugor Fier-Seman vijon të mbetet një nga akset më problematike në rajon sa i përket sigurisë rrugore, ku janë regjistruar aksidente të shumta, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit