Transmetuar më 20-09-2026, 15:13

Një video nga procesi gjyqësor në Tribunalin e Hagës për ish-zyrtarin e lartë serb, Vojislav Sheshel, është publikuar së fundmi duke nxitur reagime të shumta. Në pamjet e shpërndara nga gazetari Berat Buzhala, politikani radikal serb shfaqet përpara trupit gjykues duke përdorur një fjalor tepër banal dhe gjuhë fyerse ndaj institucionit të drejtësisë ndërkombëtare.

Publikimi i kësaj videoje vjen në një moment të nxehtë politik në Serbi, ku Sheshel pritet të marrë pjesë aktive në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 25 tetor 2026. Data e zgjedhjeve u shpall pas shpërndarjes së parlamentit nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

Në këto zgjedhje, Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e Vuçiçit do të garojë në një koalicion të përbashkët me Partinë Radikale Serbe (SRS) të Vojislav Sheshelit. Po ashtu, pritet që kandidat për kryeministër nga ky koalicion të jetë vetë Vuçiç, i cili pritet të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të vendit.

Video nga Berat Buzhala

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit