Transmetuar më 20-09-2026, 15:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nevojitet një koordinim i plotë dhe një strategji e përbashkët shtetërore për të reaguar ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti e ka cilësuar verdiktin e Gjykatës Speciale si të padrejtë juridikisht e moralisht, si dhe të pasaktë historikisht e faktikisht.

Kreu i qeverisë u zotua se institucionet do të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme me mjetet që kanë në dispozicion, me qëllim ndihmën ndaj ekipeve mbrojtëse gjatë procesit në shkallën e Apelit. Gjithashtu, ai nërmodhi rëndësinë e veprimeve në rrafshin diplomatik dhe bashkëpunimin e ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të mbrojtur luftën çlirimtare nga propaganda e Serbisë, si dhe për të dokumentuar krimet e luftës që Beogradi përpiqet të fshehë.

Reagimi i kryeministrit vjen pas vendimit të mesjavës nga Gjykata Speciale, e cila dënoi me një total prej 81 vjetësh burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ndërsa mbrojtja e të dënuarve ka paralajmëruar ankimimin e vendimit në Apel, në të gjithë Kosovën po vijojnë të organizohen protesta masive kundër këtij verdikti.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit