Transmetuar më 20-09-2026, 14:18

Aleanca e NATO-s ka mirëpritur marrëveshjen e re të sigurisë të arritur mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Groenlandës, e cila synon të forcojë sigurinë në rajonin e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Përmes këtij pakti të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump, SHBA do të marrë kontrollin e përhershëm mbi çështjet e sigurisë në Groenlandë dhe do të nisë procedurat për zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në këtë territor.

Sipas paktit të ri, vendet që nuk janë anëtare të NATO-s nuk do të lejohen të vendosin baza ushtarake apo të kryejnë investime strategjike në Groenlandë pa miratimin e paraprak nga Uashingtoni. Ndërkohë, autoritetet në Danimarkë dhe Groenlandë kanë garantuar se kjo marrëveshje nuk prek sovranitetin e Mbretërisë së Danimarkës dhe as të drejtën e popullit groenlandez për vetëvendosje.

Dokumenti zyrtar pritet të nënshkruhet javën e ardhshme në Nju-Jork gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përpara se t’i kalojë për votim parlamenteve përkatëse në Danimarkë dhe Groenlandë. Kjo lëvizje vjen pas muajsh diskutimesh intensive mbi rolin ushtarak amerikan në ishull, ku SHBA mban aktualisht bazën hapësinore Pituffik, duke fuqizuar bashkëpunimin ushtarak pa ndryshuar statusin territorial të Groenlandës si rajon vetëqeverisës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit