Transmetuar më 20-09-2026, 13:54

Merr fund ankthi i bizneseve. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatet Nr. 1 dhe Nr. 2 kanë vënë në pranga 39-vjeçaren Kumrie Zika, e njohur ndryshe si “Kumi”. Arrestimi i saj u krye në ambientet e një lokali në Tiranë, pasi ndaj saj ishin ngritur disa denoncime nga pronarë biznesesh.

Sipas hetimit policor, 39-vjeçarja përdorte një skemë me synim përvetësimin e paligjshëm të parave, ku paraqitej për t’u punësuar në subjekte të ndryshme tregtare dhe që në ditët e para merrte xhirot ditore e largohej. Deri më tani, autoritetet kanë dokumentuar pesë raste vjedhjesh në territoret e dy komisariateve, ndërsa po punohet për zbardhjen e rasteve të tjera dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë.

NJOFTIM:

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Punësohej në subjekte të ndryshme me qëllim që të vidhte xhirot ditore, vihet në pranga 39-vjeçarja. Dokumentohen 5 raste vjedhjesh në subjekte të ndryshme. 39-vjeçarja u kap në ambientet e një lokali në Tiranë, nga Forca e Posaçme "Shqiponja".

Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skema”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetases të shpallur në kërkim K. Z., 39 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej.

Në kuadër të këtij operacioni u dokumentuan 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe 2. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme."

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit