

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku u ekzekutua 44-vjeçari Artan Myrtaj. Nga të dhënat e fundit hetimore mësohet se përpara se të qëllohej me armë zjarri, Myrtaj ishte i ulur në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë.
Autorët, të cilët po lëviznin përgjatë rrugës "Lefter Talo", janë afruar pranë ambientit ku ndodhej viktima. Në momentin që 44-vjeçari i ka pikasur ata, ka tentuar të largohet me vrap në drejtim të rrugës "Vangjel Pandi" për t’i shpëtuar sulmit, por autorët e kanë qëlluar dy herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës.
Artan Myrtaj rezulton person me precedentë penalë dhe i përfshirë në ngjarjen e rëndë të 17 korrikut 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj. Autori i atij sulmi ishte Ramadan Zoto, ndërsa Myrtaj e ndihmoi atë gjatë dhe pas krimit për t’iu shmangur drejtësisë, ngjarje kjo që pasoi një sërë episodesh hakmarrjeje në qytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






