

Një shtetas 34-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë gjermane, është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës. I arrestuari është identifikuar me inicialet Y. A., banues në Ferizaj, dhe u ndalua gjatë procedurave të kontrollit në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, ndaj 34-vjeçarit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Wiesbaden-it në Gjermani, nën akuzën e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Aktualisht, struktura e Interpol Tiranës po vijon bashkëpunimin me homologët gjermanë për kryerjen e procedurave me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






