Transmetuar më 20-09-2026, 12:06

Pamje të rënda janë regjistruar në vendin e atentatit në qendër të Sarandës, pak çaste pas ekzekutimit me armë zjarri të 44-vjeçarit Artan Myrtaj. Nëna e viktimës ka mbërritur në vendngjarje, ku pasi ka parë të birin të shtrirë pa jetë, ka shpërthyer në lot dhe ulërima me klithmat “O djali i nënës”.

Në këto momente të rënda tronditjeje psiqike, një grua e pranishme dhe një efektiv i Policisë së Shtetit janë përpjekur ta mbajnë dhe ta largojnë nga rrethimi i skenës së krimit. Ndërkohë, grupi hetimor ka vazhduar punën për rrethimin e zonës dhe mbledhjen e provave materiale në prani të dhjetëra qytetarëve të tronditur nga ngjarja.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit