

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri i regjistruar sot paradite në qytetin e Sarandës, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj. Viktima ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat e njëpasnjëshme.
Nga të dhënat e para hetimore mësohet se sulmi është kryer nga dy persona të maskuar me skafandra, të cilët lëviznin me një motocikletë. Autorët i janë afruar targetit dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Gjatë të tëqëlluarave me armë, plumba qorr kanë kapur edhe një kalimtar të rastit, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor ka rrethuar menjëherë zonën e ngjarjes dhe po sekuestron kamerat e sigurisë përgjatë rrugëve kryesore. Ndërkohë, forcat e policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli në hyjje-daljet e qytetit dhe po krehin territorin me qëllim gjurmimin dhe arrestimin e dy autorëve të larguar me motor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






