

Një atentat me armë zjarri ka tronditur sot paradite qytetin e Sarandës, ku ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj. Viktima ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra nga të shtënat.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, autorët e sulmit kanë qenë dy persona të pajisur me skafandra, të cilët lëviznin me një motor. Gjatë të shotave me armë zjarri ndaj 42-vjeçarit, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe po punojnë për krehjen e territorit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të larguar me motor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






