

Një gazetare 44-vjeçare, e cila garonte gjithashtu si kandidate në zgjedhjet rajonale të muajit tetor, është ekzekutuar me armë zjarri të shtunën gjatë një vizite në një treg në qytetin Caras të Perusë. Susi Aponte, kandidate për distriktin Ancash në zgjedhjet e 4 tetorit, drejtonte median online “China Polo Dominical”, përmes së cilës publikonte hetime dhe denoncime për parregullsi e korrupsion brenda strukturave të policisë.
Sulmi ndodhi ndërsa ajo po ecte në treg, ku nga të shtënat mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë. Policia lokale njoftoi arrestimin e një të dyshuari me shtetësi venezueliane, ndërsa vetë gazetarja kishte denoncuar publikisht vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale se po merrte kërcënime me jetë nga brenda burgut.
Pas ngjarjes, Këshilli i Shtypit Peruan kërkoi një hetim të menjëhershëm e të plotë, duke ngritur shqetësimin se krimet ndaj gazetarëve në vend shpesh mbeten të pazbardhura. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, katër gazetarë u vranë në Peru përgjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar klimën e lartë të rrezikut për profesionistët e medias atje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






