

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar publikisht një aktivitet të zhvilluar në ambientet e Bibliotekës brenda Muzeut të qytetit të Lushnjes, ku sipas tij është glorifikuar figura e diktatorit Enver Hoxha. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shihen të pranishmit duke kënduar këngë me vargje lavdëruese për ish-diktatorin dhe duke duartrokitur brenda godinës së muzeut.
Korreshi e ka cilësuar ngjarjen si një "skandal bashkiak" dhe "turp të madh", duke vënë në dukje se aktiviteti është zhvilluar në prani të kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, e cila ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse. Deputeti i opozitës i ka kërkuar kryebashkiakes të dalë në një ndjesë publike përballë qytetarëve dhe të përndjekurve politikë, si dhe të marrë masa të menjëhershme për shkarkimin e zyrtarëve dhe organizatorëve që lejuan këtë aktivitet në një institucion publik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






