Transmetuar më 20-09-2026, 07:47

Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe janë bërë bashkë në Kalabri të Italishë, në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal të zhvilluar më 18–20 shtator. Organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, aktiviteti ka bërë bashkë rreth 60 delegatë me synim forcimin e bashkëpunimit kulturor, ekonomik dhe turistik përmes ruajtjes së identitetit kombëtar.

Përtej axhendës mbi promovimin e gjuhës, veshjeve tradicionale, gastronomisë dhe zakoneve arbëreshe, takimi mori edhe një dimension të fortë solidariteti politik. Në kuadër të zhvillimeve gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfaqësuesit e pranishëm përcollën njëzëri mesazhin “Liri për çlirimtarët”. Në këtë mënyrë, forumi në tokën arbëreshe shërbeu si një platformë e dyfishtë për kthimin e trashëgimisë historike në projekte konkrete zhvillimi dhe për shprehjen e mbështetjes mbarëshqiptare ndaj Kosovës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit