Transmetuar më 19-09-2026, 21:13

Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin "Elbasan Arena" duke mposhtur Laçin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Abissnet Superiores. Me këtë tripiptë, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm 1 pikë larg Teutës që kryeson kampionatin.

Pjesa e parë e takimit dhuroi emocione dhe barazim 1-1, ku Dinamo kaloi e para në avantazh në minutën e 22-të përmes një goditjeje të saktë të Lorran brenda zonës. Reagimi i kurbinasve erdhi tre minuta më vonë, kur Gamarra barazoi shifrat me një gjuajtje nga jashtë zone. Megjithatë, po ky lojtar u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë pas një ndërhyrjeje si lojtar i fundit, duke e lënë Laçin me një futbollist më pak.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit shfrytëzuan superioritetin numerik dhe rikthyen avantazhin në minutën e 55-të me anë të Lorenco Vilës. Në minutat shtesë të ndeshjes, Flamur Ruci shënoi golin e tretë për Dinamon duke vulosur përfundimisht fitoren 3-1 dhe konsoliduar formën e mirë të skuadrës në këtë start sezoni.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit