

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në lagjen "1 Maji" të qytetit të Fierit, ku një 35-vjeçar ka pësuar dëmtime trupore gjatë punës në banesën e tij. Shtetasi Andi Sako ka qenë duke krasitur degët e një peme në një lartësi prej rreth 6 metrash, kur për shkaqe ende të pasqaruara plotësisht ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë.
Pas incidentit, i dëmtuari është transportuar me urgjencë nga familjarët e tij drejt Spitalit Rajonal të Fierit me mjet privat për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burimet spitalore bëjnë me dije se 35-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta trupore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, uniformat e plota të policisë po punojnë për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






