Transmetuar më 19-09-2026, 19:24

Policia e Tiranës ka nisur verifikimet dhe hetimet pas kallëzimit të depozituar nga dy turiste suedeze, të cilat pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga pesë persona në dy episode të ndryshme gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytet. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, ngjarjet kanë ndodhur mes datave 5 dhe 6 shtator 2026 në një banesë të marrë me qira ditore përmes platformës AirBNB, ndërsa denoncimi nga shtetaset e huaja është bërë tre ditë më vonë në Policinë e Durrësit, prej nga ku materialet i kaluan për kompetencë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Në dëshminë e tyre, turistet kanë sqaruar se në episodin e parë, pasi kishin dalë për të ngrënë ushqim në mesnatën e 5 shtatorit, kanë njohur dy djem që punonin si shpërndarës ushqimi dhe i kanë ftuar ata bashkë me një shokun e tyre në banesë, ku më pas pretendojnë se është ushtruar dhunë seksuale ndaj tyre. Në episodin e dytë, në mesnatën e datës 6 shtator, dy vajzat deklarojnë se kanë njohur dy persona të tjerë në rrugë dhe i kanë ftuar sërish në shtëpi, ku pretendojnë se ka ndodhur gjithashtu abuzim seksual përpara se ato të largoheshin drejt Durrësit.

Aktualisht, hetuesit e policisë po punojnë për identifikimin dhe lokalizimin e pesë personave të përfshirë në këtë ngjarje për veprën penale "Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me persona të rritur". Ndërkohë, për ecurinë e procedimit penal dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ka shfaqur interes zyrtar edhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit