

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, duke krijuar panik te banorët për shkak të afërsisë së flakëve dhe tymit me zonat e banuara. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga djegia e mbeturinave prej një banori të zonës, çka solli përhapjen e shpejtë të flakëve në bimësinë përreth.
Për menaxhimin e situatës dhe izolimin e vatrës, shërbimi zjarrfikës i Durrësit dërgoi në terren dy mjete operative me tetë efektivë, të mbështetur edhe nga një autobot për furnizim me ujë. Në aksionin për kufizimin e përhapjes së zjarrit u angazhua edhe komuniteti lokal. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, situata u vendos nën kontroll dhe aktualisht nuk raportohet për rrezik ndaj banesave pranë vatrës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






