

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë tri masa të reja sigurie në kuadër të hetimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit. Gjykata ka caktuar masën "Arrest në burg" për shtetasin Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i pronave, si dhe masën e dytë të sigurisë "Arrest në burg" për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, Ertis Shehu. Ndërkohë, për ish-topografin e këtij institucioni, Emiljano Ruko, është caktuar masa "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore".
Hetimet e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare zbuluan se tre shtetasit kanë bashkëpunuar për falsifikimin e dokumenteve zyrtare me qëllim përfitimin e padrejtë të sipërfaqeve të tokës. Procedimi penal përfshin akuzat për "Falsifikim të dokumenteve", "Mashtrim", "Pastrim të produkteve të veprës penale" dhe "Shpërdorim detyre".
Organet e drejtësisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të fshehjes së të ardhurave dhe abuzimit me detyrën, si dhe për dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë në këtë skemë tjetërsimi pasurish.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






