Transmetuar më 19-09-2026, 17:38

35-vjeçari bie nga 6 metra lartësi gjatë punimeve në Fier, ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji”. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore

Fier – Një 35-vjeçar është plagosur rëndë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi prej rreth 6 metrash teksa kryente punime në Fier.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:30, në lagjen “1 Maji”.

I plagosuri, me inicialet A. S., është dërguar për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe kushtet në të cilat po kryheshin punimet. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit