Transmetuar më 19-09-2026, 17:16

Një djalë 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, i riu me inicialet S. B., u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë.

Nga informacionet e mbledhura deri më tani, dyshohet se 27-vjeçari kishte konsumuar lëndë pesticide, të cilat i kanë shkaktuar gjendjen e rëndë dhe më pas humbjen e jetës.

Hetimi nxori se djali kishte gëlltitur një kokteil lëndësh vdekjeprurëse: "Në kushte depresioni, 27 vjeçari ka konsumuar lëndë fosfororganike, si dhe lëndë insekticide dhe pesticide, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës", tha Policia e Shtetit.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt verifikimi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit