Transmetuar më 19-09-2026, 16:44

Florian Hysi ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, pas reagimeve dhe kritikave të shumta në rrjetet sociale lidhur me mënyrën e ekspozimit të veshjeve të heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Muzeun e Kalasë. Debati publik u nxit nga portreti i manekinit të përdorur për paraqitjen e kostumit, i cili u vlerësua si i papërshtatshëm për figurën historike. Pas reagimeve, portreti u hoq nga autoritetet dhe veshjet u vendosën mbi një manekin pa fytyrë.

Hysi i ka dorëzuar kërkesën për largim kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, duke mbajtur përgjegjësi zyrtare për menaxhimin e ekspozimit. Në deklaratën e tij, ai nërmori përgjegjësinë për veprimin dhe theksoi se vendimi i tij përfaqëson një akt respekti ndaj institucionit dhe përgjegjësisë publike.

Deklarata e Florian Hysit:

— “Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër. Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin.” — Florian Hysi

— “Ne u përpoqëm, atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë.” — Florian Hysi

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit