Transmetuar më 19-09-2026, 13:11

TIRANË, 19 shtator 2026 – Hysni Patushi është dorëzuar në polici, pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe, në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”.

Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur probleme edhe më herët, ndërsa rrethanat dhe motivi i saktë i konfliktit po hetohen nga policia.

Lumturie Patushi u plagos rëndë me thikë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy të mitur, nipërit,si dhe dhëndri i çiftit, të cilët janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Deklarimet e tyre pritet të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Pas krimit, Hysni Patushi ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte shpallur në kërkim. Më pas, ai është dorëzuar në polici, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave, përcaktimin e motivit dhe administrimin e provave që do t’i referohen Prokurorisë.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë penale të Hysni Patushit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit