Transmetuar më 19-09-2026, 12:37

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, në afërsi të “Zogut të Zi”, në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”.

Sipas të dhënave paraprake, Hysni Petushi, 68 vjeç, dyshohet se pas një konflikti në banesë ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, Lumturie Petushi, 58 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.

Mësohet se çifti kishte pasur probleme edhe më herët. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy nipërit e mitur, si dhe dhëndri i çiftit, i cili jetonte në shtëpinë e vjehrrve.

Dhëndri është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 68-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit