Transmetuar më 19-09-2026, 11:49

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Tiranë, një i ri ka mbetur i plagosur ndërsa dyshimet e para janë se u plagos nga plumbi qorr.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se u identifikua dhe u shpall në kërkim një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku mbeti i plagosur një shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se rreth orës 03:30, në rrugën “Selaudin Zorba”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. Xh., 45 vjeç, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

45-vjeçari, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë në afërsi të vendit të ngjarjes ndodhej shtetasi M. G., 37 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur lehtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit