Transmetuar më 19-09-2026, 11:20

TIRANË, 19 shtator 2026 – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka bërë publike listën me 29 lojtarët e grumbulluar për katër ndeshjet e para të Shqipërisë në edicionin e ri të UEFA Nations League.

Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë dhe Finlandën, ndërsa ndaj San Marinos do të zhvillojnë dy takime.

Në listën e Maranit ka edhe dy debutues. Bëhet fjalë për mesfushorin e Hearts, Sabah Kerjota, dhe mbrojtësin e Union Brescia, Samuele Sina, të cilët marrin për herë të parë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare.

Ndërkohë, në grup rikthehen pas mungesave të shkaktuara nga dëmtimet Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Pjesë e grumbullimit do të jetë edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet në përfaqësuese.

Lista e plotë e Kombëtares Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj, Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare do të nisë grumbullimin të hënën, më 21 shtator, ndërsa përgatitjet do të zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit