

ROMA — Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar me origjinë shqiptare në zonën e Guidonias, pasi gjatë një aksioni antidrogë u sekuestrua një sasi prej mbi 414 kilogramësh hashash, e cila kapte vlerën e më shumë se 4 milionë eurove në tregun me pakicë.
Ndërhyrja e policisë u krye në momentin kur i riu po tentonte të ngarkonte në bagazhin e automjetit të tij disa valixhe, brenda të cilave u gjetën fillimisht rreth 98 kilogramë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit fizik, agjentët i sekuestruan të arrestuarit një tufë çelësash që shërbyen për zbulimin e disa ambienteve të përshtatura si depo në Guidonia dhe Romë. Në njërin prej këtyre ambienteve, sasia më e madhe e drogës ruhej brenda frigoriferëve të modifikuar, ndërsa në një garazh u sekuestruan materiale paketimi për dozim si dhe shënime me të dhëna mbi sasinë e lëndës narkotike.
I riu shqiptar akuzohet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata italiane ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest në burg" për të.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






