Transmetuar më 19-09-2026, 07:31

Sulmuesi anglez i Bayern Munich, Harry Kane, ka thyer rekordin historik si lojtari që arrin më shpejt kuotën e 100 golave në kampionatin gjerman, gjatë fitores me shifrat 7-0 kundër Union Berlinit në "Allianz Arena".

Kane arriti këtë shifër jubilare në ndeshjen e tij të 98-të në Bundesligë, duke realizuar dy gola gjatë këtij takimi.

Goli i parë i anglezit erdhi në minutën e 38-të nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli ndaj Michael Olise, ndërsa goli i dytë personal u shënua në fillimin e pjesës së dytë.

Me këtë arritje, Kane parakaloi rekordin e mbajtur që prej viteve 1970 nga Dieter Müller, të cilit i kishin u dashur 129 ndeshje me skuadrën e Këlnit për të arritur 100 gola.

Në pesë ligat kryesore evropiane, vetëm Cristiano Ronaldo e ka arritur më shpejt këtë shifër, duke shënuar 100 gola në 92 ndeshje me Real Madridin.

Prej kalimit të tij te Bayern Munich në verën e vitit 2023, Kane ka realizuar gjithsej 155 gola në 151 paraqitje në të gjitha kompedicionet.

Ai është shpallur golashënuesi më i mirë i Bundesligës në tre sezone rresht, si dhe ka fituar dy herë "Këpucën e Artë" Evropiane gjatë karrierës së tij me gjigantin bavarez.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit