Transmetuar më 19-09-2026, 07:27

Sipas parashikimeve meteorologjike, ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore, veçanërisht në veri dhe lindje, priten kalime vranësirash nga të pakta deri mesatare. Këto vranësira do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët e lokal, kryesisht të përqendruara në zonat malore të verilindjes dhe lindjes.

Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 33°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e luginave do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Sa i përket kushteve detare, valëzimi në det parashikohet të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit