Transmetuar më 18-09-2026, 22:51

Autobusi që po transportonte mbështetësit e ekipit të Teutës është goditjes me gurë gjatë largimit nga Shkodra, menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Vllaznisë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Shtetit për të menaxhuar situatën dhe për të nisur hetimet lidhur me identifikimin e autorëve.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes ku Teuta triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Durrsakët kaluan në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të sulmuesit Umejiego. Në pjesën e dytë, një goditje e tij me kokë u devijua nga mbrojtësi Dumfur drejt rrjetës e vet, duke vulosur fitoren e mysafirëve.

Me këtë rezultat, Teuta mori tre pikët e radhës në kampionat, ndërsa Vllaznia thelloi krizën e rezultateve në startin e sezonit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit