Transmetuar më 18-09-2026, 22:24

Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, deklaroi se dënimi prej 25 vitesh burgim i dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë është mjaft i rëndë dhe se babai i tij, aktualisht 76 vjeç, mund të mos jetë më në jetë kur të përfundojë këtë dënim. Deklarata u bë gjatë një lidhjeje direkte në emisionin "Review".

Krasniqi vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në protestat e zhvilluara në Prishtinë, duke theksuar se populli i ka shpallur tashmë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së. Ai shprehu krenarinë për qëndresën e të atit dhe kontributin e tij në luftën për liri.

Deklarata e Altin Krasniqit:

— “Mbështetja në protestë është një motiv i madh. Populli i ka shpallur të pafajshëm dhe ata janë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Momenti i vendimit ka qenë shumë i rëndë. Babain e kam vizituar dhe ai ka një vullnet të fortë. Jam shumë krenar për të dhe ne ia kemi forcuar edhe mua. Jemi krenarë për të gjithë secilin prej tyre. 25 vite janë një dënim shumë i rëndë. Babai është 76 vjeç dhe momenti kur i përfundon ky dënim mundet të mos jetë gjallë. Jemi krenarë për të, sepse kemi 20 vjet të lirë që mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së.” — Altin Krasniqi

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit