Transmetuar më 18-09-2026, 19:18

Një foshnje e moshës 1-vjeçare është transportuar me urgjencë nga Skrapar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në dorë me një makinë grirëse mishi.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, fëmija u nis drejt kryeqytetit me helikopter për shkak të nevojës për ndërhyrje më të specializuar kirurgjikale.

Sipas burimeve nga spitali i Traumës, foshnja ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit