

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën 44-vjeçares shqiptare Lavdije Istrefi mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, pranë Venedikut. E ndjera, nënë e tre fëmijëve, u përplas për vdekje nga një mjet për grumbullimin e mbetjeve ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në kryqëzimin që lidhet me rrugën "Via Paolo VI". Sipas të dhënave të para nga autoritetet vendase, kamioni i tonazhit të rëndë po kryente një kthesë djathtas në momentin kur mori përpara 44-vjeçaren. Dyshohet se shkak për përplasjen fatale është bërë fushëpamja e kufizuar e drejtuesit të mjetit nga pasqyrat retrovizore.
Vajza e mitur e viktimës kishte arritur të kalonte në anën tjetër të rrugës sekonda përpara përplasjes dhe nuk ka pësuar dëmtime fizike, por ndodhet në gjendje të rëndë shoku psikologjik pasi meqenëse ishte dëshmitare e ngjarjes.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat zjarrfikëse, të cilave iu desh të përdornin pajisje të posaçme ngritëse për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës nga nën rrotat e mjetit.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat teknike të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të drejtuesit të kamionit. Ndërkohë, drejtuesit e shkollës ku studionte e bija e viktimës vendosën pezullimin e mësimit për ditën e sotme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






