Transmetuar më 18-09-2026, 16:39

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në Sektorin Rinia në Durrës. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të gjerë toke dhe duke u afruar rrezikshëm pranë disa banesave e pronave private.

Për të parandaluar djegien e shtëpive, banorët e zonës i janë bashkuar efektivëve të shërbimit zjarrfikës në terren për të vënë nën kontroll përhapjen e zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit