

Konferenca kombëtare e prodhimit të përparuar që u mbajt më 16 e 17 shtator në Pekin, përcaktoi drejtime të rëndësishme lidhur me prodhimin, duke theksuar se është zhvilluar pandërprerë aftësia inovative, konkurrueshmëria dhe fuqia e përgjithshme, duke hedhur hapa të mëdhenj drejt shndërrimit të Kinës në një fuqi prodhuese.
Presidenti Xi Jinping, duke iu drejtuar kësaj konference tha se duhet të ndiqet drejtimi i zhvillimit inteligjent, të gjelbër e të integruar të prodhimit dhe të përshpejtohet ndërtimi i sistemit modern industrial me prodhimin e përparuar si shtyllë, për të mbështetur nxitjen e modernizimit kinez.
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh në këtë konferencë se duhet të rriten pandërprerë aftësia inovative, konkurrueshmëria dhe fuqia e përgjithshme e prodhimit të përparuar, të bëhen përpjekje për të arritur përparime thelbësore në teknologjinë kyçe duke forcuar shndërrimin e arritjeve tekniko-shkencore në përdorim konkret, të përshpejtohet zgjerimi i sektorëve në zhvillim dhe të promovohet ngritja e nivelit të sektorëve tradicionalë, të zhvillohet fushata "AI+Prodhim" dhe të forcohet mbështetja për transformimin digjital e inteligjent të ndërmarrjeve.
Gjithashtu, është e nevojshme që të nxitet integrimi i prodhimit të përparuar me sektorin modern të shërbimeve, të hartohet politika e mbështetjes sektoriale dhe të krijohet një mjedis i mirë zhvillimi, për të rritur pandërprerë energjinë dhe gjallërinë e prodhimit të përparuar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






