

DURRËS- Deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin, Loer Kume, ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij. Përmes një postimi prekës, Kume ka ndarë lajmin me të afërmit, duke e përshkruar Lorinën si bashkëudhëtaren e tij të jetës dhe nënën e dy fëmijëve të tyre.
Kume tregon se ai dhe Lorina ishin njohur që në moshën 18-vjeçare dhe kishin ndarë së bashku më shumë se dy dekada jetë. Deputeti bën me dije se bashkëshortja e tij kishte kohë që përballej me një sëmundje dhe, pavarësisht forcës së treguar gjatë betejës me të, ndërroi jetë këtë të premte.
Në postimin e tij, Kume e përshkroi Lorinën si "dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime". Ai theksoi se, gjatë sëmundjes, ajo tregoi veten "njeriun më të fortë" që familja dhe të gjithë të afërmit kishin njohur ndonjëherë.
Sipas njoftimit, varrimi i Lorinës do të zhvillohet ditën e shtunë, 19 shtator 2026, ndërsa pritjet për ngushëllime do të mbahen ditën e diel, të martë dhe të mërkurë, në orët 09:00–13:00 dhe 16:00–21:00, në Agjencinë Leba, Lagjja nr. 6, Rruga "Andon Naçi", Durrës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






