Transmetuar më 18-09-2026, 14:31

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 25-vjeçar është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës pasi u rrëzua aksidentalisht në një lokal.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ku shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në lokal dhe për pasojë është dëmtuar në kokë. Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit