Transmetuar më 18-09-2026, 13:00

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Peshkopi.

Gëzim Dani, i njohur edhe si Gëzim Hidri, u kap gjatë një operacioni të zhvilluar nga FAST Albania në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Sipas Policisë së Shtetit, ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit me 9 vite burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Autoritetet italiane e akuzojnë se në vitin 2009 ka shfrytëzuar vajza nga Europa Lindore për prostitucion në zonën e Napolit. Arrestimi u krye në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër, faza e radhës e operacionit të koduar “Fast”.

Kapet në Peshkopi, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në Itali, me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në vijim të bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u kap në Peshkopi dhe u arrestua shtetasi:

-Gëzim Dani alias Gëzim Hidri, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15.11.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, sepse ka shfrytëzuar vajza nga Evropa Lindore, për prostitucion, në zonën e Napolit, në vitin 2009.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit