

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë të premte në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin me gjithsej 81 vite burgim.
Të pranishëm në protestë janë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, si dhe disa deputetë të kësaj partie. Sipas pamjeve nga vendngjarja, qytetarët mbajnë në duar flamuj të UÇK-së, ndërsa sheshi është përmbytur nga mbështetësit e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit.
Para nisjes së protestës, Policia e Kosovës kishte bërë thirrje që qytetarët të mos mbajnë maska gjatë manifestimit. Njëkohësisht, autoritetet policore u kishin bërë thirrje protestuesve për kujdes dhe për të shmangur hedhjen e sendeve apo mjeteve të forta gjatë protestës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






