Transmetuar më 18-09-2026, 08:34

Studiuesi i shkencave politike Nexhmedin Spahiu, në një lidhje live për Top Story, u shpreh sot se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë nuk duhet të shkrihet dhe se vendimi ishte pozitiv pasi nuk u dënuan për krime kundër njerëzimit, duke shkaktuar reagime në studio.

"Në kohën kur është themeluar gjykata ka pasur kohë dhe ka qenë momenti kur të mendohet të votohet apo të mos votohet, zonja që keni në studio nuk e ka votuar, kolegët e saj e kanë votuar, nuk do të hyjë se kush ka bërë mirë apo keq, zonja që nuk e ka votuar apo ata që e kanë votuar. Nuk ka qenë e lehtë të kundërshtohen amerikanët në atë kohë, madje dhe në këtë kohë. Të zhbëhet Gjykata Speciale tani, tregon jo seriozitet kulmor të Kosovës. Është tepër pozitiv kur thotë se UÇK-ja nuk ka bërë krime kundër njerëzimit, nuk ka përndjekur popullatën serbe në Kosovë. Ndaj Vuçiç, Daçiç e të tjerë janë të tërbuar nga një vendim i tillë, sepse propagandën e tyre e hedh përtokë dhe kjo është pozitive për Kosovën", u shpreh ai duke ngjallur menjëherë reagime në studio.

"Vuçiç nuk ishte gëzuar aq sa duhet, se ishte i gëzuar, por nuk ishte gëzuar aq sa ti, ti dukesh më i gëzuar se ai", iu përgjigj nga studio drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari.

"Është koha sot mos të merremi se çfarë ka ndodhur, por në çfarë duhet të bëjmë. Të më thotë për cilin krim janë dënuar?", reagoi edhe deputetja e PDK-së, Musliu.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit