Transmetuar më 18-09-2026, 07:23

Në fjalën e tij përpara Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të ecurisë së reformës në drejtësi, duke mbrojtur arritjet e strukturave të posaçme, ndërsa lëshoi kritika të ashpëra ndaj organit të qeverisjes së sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë.

Rama nënvizoi se ndërsa SPAK dhe GJKKO mbeten arritjet kryesore të kësaj reforme, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë Prokurorial (KLP) kanë dështuar në misionin e tyre, duke bërë thirrje që Kuvendi të reflektojë mbi funksionimin e tyre.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

— “Nëse reforma në drejtësi ka shumë arsye për të qenë të inkurajuar, dhe për t’ju sqaruar të gjithëve, nga ana ime unë dy suksese shoh në reformën në drejtësi: SPAK-un dhe GJKKO-në, me të gjitha problematikat që kanë. Dy suksese. Por, nëse ka një faliment, janë ato dy këshilla atje. Dhe nëse ka një arsye për t’u shqetësuar Kuvendi i Shqipërisë, është pikërisht të reflektojë mbi reformën në drejtësi. Dhe jo mbi atë pjesë të reformës që është bërë lajtmotivi kryesor përditë e përditë: ‘Burg, burg, burg, burg, burg!’, por mbi atë pjesë të reformës që është lajtmotivi i jetës së atyre dhjetëra mijëra njerëzve që janë kthyer në dosje të mbuluara me pluhur.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit