

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për shkeljen e afateve ligjore lidhur me projektligjin për pagat e magjistratëve, duke theksuar se asnjë pushtet tjetër nuk mund t’i imponojë afate apo vendimmarrje parlamentit.
Rama nënvizoi se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbetet parim, por sqaroi se sovraniteti i ligjvënies i takon vetëm Kuvendit të Shqipërisë.
Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:
— “Dhe kjo tjetra: ‘Respekto vendimin e Gjykatës Kushtetuese’. Respekto vendimin e Gjykatës? Patjetër, patjetër! Por ama, kurrë një Gjykatë Kushtetuese nuk i thotë dot një ligjvënësi: ‘Çoje ti dorën kështu, se e vendosa unë’. Dhe fatmirësisht, në këtë rast nuk e ka thënë. Ka lënë diskrecion të plotë. Për sa i përket shkeljes së afatit, nuk i vihen Kuvendit afate. Është një tjetër nonsens. Nuk mund t’i thotë askush Kuvendit, përveçse vetë anëtarët e tij, se kur do të mblidhet dhe se për çfarë do të mblidhet. Këtu bëhen katër orë debate për rendin e ditës. Si del një pushtet tjetër atje dhe thotë: ‘Do të mblidheni ju deri në datën 31’? Se po nuk u mblodhët deri në datën 31, në datën 1 ne do të mësyjmë dyert e Thesarit. Si është kjo?”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






