Transmetuar më 18-09-2026, 07:18

TIRANA- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit