Transmetuar më 17-09-2026, 23:20

Protestat kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë vijuar në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë u mblodhën nën moton “Jo në emrin tim”. Tubimet organizohen pas dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçit me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqit me 25 vjet, Kadri Veselit me 18 vjet dhe Rexhep Selimit me 13 vjet burgim.

Në turmën e protestuesve ishin të pranishëm edhe fëmijët e Thaçit dhe Veselit, ndërsa organizatorët konfirmuan se aksionet qytetare do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Për ditën e premte është paralajmëruar një tjetër tubim masiv i thirrur nga veteranët e luftës, me kërkesën për kthimin e të dënuarve dhe me thirrjen për ruajtjen e karakterit paqësor të protestave.

Deklarata e organizatorëve gjatë tubimit:

— “UÇK-ja ka nevojë për ne dhe ne do t’i përgjigjemi.” — Çlirim Haziri

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit