Transmetuar më 17-09-2026, 22:49

Në Prishtinë vijProtesta kundër vendimit të Speciales: Djemtë e Thaçit dhe Veselit bashkohen me qytetarët

PRISHTINË — Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, iu bashkuan protestës së organizuar kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë fjalës së tij para medieve, Endrit Thaçi theksoi pastërtinë e luftës çlirimtare dhe shprehu mirënjohjen për solidaritetin e treguar nga populli shqiptar.

“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetje, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, deklaroi ai.

Nga ana e tij, Klestor Veseli mbështeti deklaratën e Thaçit dhe u kërkoi gazetarëve të fokusohen te zëri i qytetarëve të mbledhur në shesh.

“Nuk kam asgjë me shtu prej asaj që e tha Endriti. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë”, u shpreh Veseli.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit