

I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e statusit “Non Grata” dhe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha zbuloi se kompania që ka ndjekur procesin e lobimit ka qenë “Continental”, ndërsa sqaroi se Chris LaCivita nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë çështje.
Kreu i PD-së nënvizoi se pagesa për këtë shërbim ka qenë minimale dhe se vendimi përfundimtar është marrë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Gjithashtu, ai bëri me dije se vizat e tij dhe të familjarëve të tij për në SHBA janë me afat 5-vjeçar.
Fjala e plotë e Sali Berishës gjatë emisionit:
— “Ka lobuar "Continental". Ata i kanë të ndara gjërat: nëse ti merresh me lobim, duhet të regjistrohesh në gjykatë. Ligji është shumë i rreptë atje. LaCivita nuk ka pasur lidhje. Mund të them, meqë më pyet, ka qenë çmimi më i ulët që është paguar nga një person. "Continental" është legale dhe besoj se ka lobuar në Departamentin e Shtetit. Vendimi është marrë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe ka qenë vendim i sekretarit.”
— “Unë i kam dërguar një letër informimi Trumpit, kur ishte ai në opozitë. Siç i kam dërguar të gjithë liderëve që njihja dhe kishin peshë, dhe jam i sigurt që letra i ka shkuar. Unë e informova me një letër dhe jam i sigurt që ai e ka lexuar atë letër. Këtë ma ka thënë një person i njohur.”
— “Viza për në SHBA vlen 5 vite. Edhe familjarët e mi mund të shkojnë kur të duan në SHBA.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






